Ky vend nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit

Autoritetet kineze kanë thënë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri i infektimit me koronavirus.

Kjo është dita e parë pa raste të reja në këtë shtet që nga fillimi i përhapjes së virusit në dhjetor të vitit të kaluar në Wuhan, shkruan “The Guardian”.

Shteti komunist kishte filluar të shënonte rënie të konsiderueshme të rasteve të infektimit lokal që nga marsi si rezultat i masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes.

Sidoqoftë, më vonë ishte rritur numri i rasteve të ardhura nga vendet e huaja. Në javët e fundit, më së shumti raste të tilla ka pasur në provincat kufitare verilindore, Jilin dhe Heilongjiang.

Edhe qyteti ku ishin shënuar rastet e para, Wuhan, këtë muaj regjistroi raste të reja pasi vala e parë e infektimeve ishte ndërprerë më 8 prill, duke i shtyrë autoritetet që të paralajmërojnë se masat kufizuese nuk mund të largohen dhe duke bërë që të fillojë fushata për testimin e të gjithë 11 milionë banorëve të qytetit.

Deri më tani, në Kinë janë shënuar 82,971 raste të infektimeve dhe 4,634 të vdekur.

Fitore H

Read Previous

Gruaja e Sead Kolasinac u ndal në aeroportin e Londrës, kishte me vete armë elektroshoku

Read Next

Ajaxi njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Tagliaficos