Ky është 19 vjeçari që u privua nga jeta sot me thikë në Prizren (FOTO)

Një 19 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime në një rast përleshje në rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshuar ka kryer një kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar dy të dyshimtë H.S, i lindur në vitin 1996 dhe Sh.S i lindur në vitin 1994.

Viktima është E.K ndërsa mediat lokale tashmë kanë publikuar edhe fotografinë e tij.

Ndryshe, Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se jane përdorur në vrasje. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje ne afat prej 48 orë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.


Roland Mullaavda

Read Previous

A DO T’I DORËZOHET ARROGANCËS SË PUSHTETIT TË GRENELLIT, ALBIN KURTI?

Read Next

Qytetit të Shtimes, vazhdon t’i mungoj stacioni i autobusëve