Lajme 

Kush e vrau Astrit Deharin?

Dy raportet të përpiluara në gjuhën frenge dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga Instituti Zviceran-Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë-Zvicër lidhur me vrasjen e Astrit Deharit, kishin mbërritur para zgjedhjeve, por regjimi i inkriminuar e ndaloi publikimin e tyre.

Kuptohet arsyeja, duke pasur parasysh se çfarë përmbajtje kishte ekspertiza e zviceranëve. PDK-ja, mund të pësonte një debakël më të rëndë, po të zbardhej raporti para 6 tetorit. Ky është një krim tjetër, që do të duhej të hetohej.

Njëri raport përbëhet nga 45 faqe ndërsa raporti tjetër përfundimtarë përbëhet nga 14 faqe.

Në bazë të këtyre raporteve të Institutit Zviceran, bie teza e vetëvrasjes që mbështetej nga organet shtetërore.

Sipas ekspertizës zvicerane, Astrit Dehari më 05.11.2016 është vrarë në rrethana të pasqarura deri me tani në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Tani është detyrë e Prokurorisë dhe e shtetit të Kosovës që të gjejë vrasësin.

Dyshimet janë të forta se Astrit Dehari, si aktivist i Lëvizjës VETËVENDOSJE! është vrarë duke tentuar që t’i merren deklarata vetëinkriminuese për gjuajtjen e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Ky akt kriminal, ishte mohuar nga ai dhe nga aktivistët e tjerë të Lëvizjes.

I ndjeri Astrit Dehari është mbajtur për 78 ditë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe për këto ditë sa është mbajtur në paraburgim ai asnjëherë zyrtarisht nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Familjarët e tij, kanë të drejtë ta dinë se kush ia mori jetën djalit të tyre.

Shteti u tregua i padrejtë dhe kriminal ndaj Astrit Deharit. Tash, i takon qeverisë së re, të tregojë se në këtë vend mund të ketë drejtësi të vërtetë.

Mbi Albin Kurtin bie një barrë e rëndë, sepse Astrit Dehari nuk kursente asgjë për Lëvizjen.

Do të jetë një sfidë e vështirë, me një sistem drejtësie të kapur si ky i Kosovës, për ta gjetur vrasësin e Deharit.

Megjithatë, është shumë e e rëndësishme të zbardhet tërësisht ky rast. Është po aq vendimtare, që më në fund, askush të mos e pësojë për shkak të bindjeve politike.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial