Kurti: VV bëri 4 kompromise, LDK asnjë, përtej kësaj dhe ndryshe nuk mundemi e nuk duam

Sipas liderit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili konfirmoi se ka dëshuar marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës, partia e tij ka bërë 4 kompromise në dialogun me LDK-në, ndërsa këta të fundit asnjë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE ka bërë 4 kompromise të rëndësisshme e LDK asnjë:

1. Programi qeverisës i imi si kryeministër do të jetë 50 për qind si ai i LDK-së.

2. Zëvendëskryeministri i parë do të jetë nga LDK.

3. Pesë ministri në qeveri do të jenë të LDK-së.

4. E cila edhe zgjodhi si të përzgjidhen ato.

Ofera e parmbrëmshe ishte edhe kompromisi i pestë.

Përtej kësaj dhe ndryshe nga kjo nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjësinë qeverisëse me drejtësi e bujari duke lëshuar pe edhe pse fitues.

Në këto ditë do të dëshironim konstitumin e qeverisë së re, por duhet të presim dhe kjo i kushton Kosovës”, tha Kurti. 

0 Reviews

Write a Review

Gazetari

Read Previous

Arsenali pritet ta huazojë një talent gjatë janarit

Read Next

Ukraina nis hetim penal për urën lidhëse të Rusisë me Krimenë