Kurti: T’i themi mjaft akrobatit Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se protesta e sotme është mbrojtje e republikës dhe se kjo protestë tregon që populli nuk i nënshtrohet një njeriu si presidenti Thaçi, të cilin e ka quajtur akrobat.

“Betejat politike i ka gjeste personale. Kjo protestë tregon që një popull nuk i nënshtrohet një njeriu dhe se ne duhet ta mbrojmë republikën. Akrobacionet janë marrëveshje skenike e tij me Vuçiqin.. Le të bëhemi bashkë për republikën dhe le t’i themi mjaft këtij akrobati që po rrezikon edhe çlirimin dhe pavarësinë”, ka thënë Kurti në protestë.

Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

Gazetari

Read Previous

Thaçi: Nga Veriu po vijë më i relaksuar

Read Next

Haraqija ‘godet’ fort Osmanin dhe Avdylin: Sot e mbrojtët Albinin, anti-rugovistin e përbetuar