Lajme Vend 

Kurti: Qeveria ime do ta riparojë Kosovën, arsimi profesional – prioritet

Fondacioni Friedrich Ebert dhe Qendra e Trajnimit “Maister” organizuan ngjarjen “Festë për Arsimin Profesional”, raporton Ekonomia Online.

Para shumë studentëve të pranishëm, u tha se Kosovës më shumë i nevojitet arsimi profesional dhe jo aji akademik.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, gjatë fjalës së tij lavdëroi Qendrën e Trajnimit “Meister”, duke thënë se me ide të tilla ndërtohet e ardhmja e shtetit.

Ai tha se qeveria që ai do ta udhëheqë do të merret më shumë me edukimin profesional.

“Në këtë qendër sikurse e juaja ndërtohet dhe e ardhmja e vendit sepse sikur disa njerëz kanë vendosur që të bëjnë diçka reale dhe jo vetëm te flasin për ide. Qeveria jonë është e vendosur që ta riparojë Kosovën. Riparimi dhe nxitja e zhvillimit me mundësi të barabarta për të gjithë fillon me edukim më të mirë, me kualifikime profesionale dhe me zhvillimin e potencialit Të secilit emërim. Kur flas për arsimin dhe kualifikimin nuk flas për një lloj kinse akademizimin që po ndodh në Kosovë, që po nxiten si në nga sektori publik por edhe privat i arsimit të mesëm dhe i lartë”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për gjendjen e rëndë në Arsim. Tha se gjendja në fushën joakademike është edhe më e rëndë, ndërkaq propozoi që të rinjtë të merren sa më shumë me shkolla profesionale.

“Nuk po flas për gjendjen e rënde të arsimit sepse i kemi parë rezultatet e testit PISA. Gjendja në fushën profesional joakademike është shumë herë më e keqe dhe unë besoj për tri arsye: e para shkollat profesionale përballen me cilësi të dobët të mësimdhënies praktike. Së dyti, kualifikimet që ofrojnë rezultojnë të jenë jo sa duhet adekuate për kërkesat e tregut të punës, pasi që nuk janë të personalizuar ashtu siç kërkon tregu. Dhe e treta të diplomuarit nga këto shkolla nuk janë konkurrues në tregun brenda dhe jashtë Kosovës”, tha Kurti.

Drejtori i “Meister”, Bujar Ejupi tha se në Kosovë problem më i madh është papunësia e rinisë, e cila pavarësisht shkollimit nuk po gjen punë.

“Sot Kosova ka një problem të madh, papunësia dhe ka një resurs të madh siç është rinia por nuk kanë ku të punësohen. Sektori privat kërkon kualifikime profesionale por nuk kanë përvojë pune në mungesë të punës. Ky është problemi se të rinjtë nuk kanë punë e fabrikat nuk kanë punëtorë. Qendra Meister është krijuar para dy vitesh”, tha ai.

Frank Hantke, drejtor i fondacionit Friedrich Ebert Stiftung në Kosovë, tha se bizneset kanë nevojë më shumë për punëtorë të kualifikuar.

Ai dha shembull nga jeta e tij, ku tha se ka nisur si mësues profesional për t’u bërë mësues i makinerisë.

“Unë si kam përfunduar gjimnazin kam shkuar për arsim profesional për makineri dhe më vonë jam bërë mësues i makinerisë. Kur vij këtu në Kosovë më duket vetja sikur jam ne shtëpi, sidomos në këtë vend në qendrën Meister, pasi që mund ti nuhas mjetet dhe gjitha gjërat që këta punojnë. Si një ish-mësues i arsimit profesional dua që ta ndajë mesazhin tim për juve”, tha ai. E para si rezultat nga ky vend patëm premtimin e kryeministrin në ardhje Albin Kurti, që tha se arsimi profesional dhe promovimi kësaj fushe do të jetë ndër prioritetet e tij”, tha ai.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial