Lajme 

Kurti pas konstituimit të Kuvendit: Jemi të interesuar për marrëveshje me LDK-në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për media pas përfundimit të seancës konstituive ku u zgjodhën organet e Kuved

Kurti është shprehur se VV ka interesim të bisedojë e të arrijë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se konstituimi i Kuvendit ka treguar në qytetërim demokratik.

Në këtë seancë, Kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, edhe pse kjo pozitë sipas marrëveshjes LVV – LDK do t’i takonte kësaj të fundit.

“Me siguri që ne jemi të interesuar për bisedime, marrëveshja, sot është një ditë shumë e mirë për shtetndërtimin në Kosovë meqenëse u konstitua Kuvendi i ri si tempulli i demokracisë dhe ligjvënies. Jam i bindur që me këtë hap kemi treguar qytetërimin demokratik sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë nuk kemi bllokuar formimin e institucioneve. Besoj se do t’i kalojmë të gjitha pengesat. Ne jemi në kontakt të rregullt, besoj se do të kemi komunikim, bashkëpunim, takime”, tha Kurti.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial