Kurti paralajmëron protesta gjatë ditëve në vijim

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta në dy javët e ardhshme me qëllim që siç tha ai, të ndalohet ndarja e Kosovës.
Në fjalimin e tij para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti ka thënë se është detyrë historike që të ndalohet ndarja e Kosovës.

“Ditët në vijim do nisin protestat për ta ndalur Thacin dhe shkëmbimin e territoreve” ka thënë Kurti

Madje ai u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore siç thotë ai.

“Situata politike është ajo që ka nevojë për forcim të organizatës në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosemi në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur këtë krim që po bëhet ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka thënë ai.

Gazetari

Read Previous

‘Sfida’ e linjave perfekte! Kjo është gjendja e Kim Kardashian pas palestrës

Read Next

MPB: S’ka kolona në kufi, një orë pritje në Merdare