Lajme 

Kurti nuk e ka problem postin e Presidentit por ministrinë e Brendshme

Marrëveshja për koalicion qeverisës në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së ka dështuar.

Këtë e ka  konfirmuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nëpërmjet një video të postuar në profilin e tij në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera në atë video, kur flitet për ofertën të cilën LVV ia kishte bërë LDK-së thuhet se nëse LDK insiston të ketë postin e Presidentit, atëherë Lëvizja Vetëvendosje kërkon që të ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte zgjedhur këtë ministri në fillim kur ishin ndarë postet ministrore midis këtyre dy partive.

Kur në media po raportohej se kërkesa e LDK-së ndaj VV-së për postin e Presidentit ishte pengesë, sonte nga Kurti u mësua se kjo nuk ishte pengesa e vetme.

“Presidentin e lëmë për më vonë dhe nuk e diskutojmë, por nëse LDK insiston, atëherë LVV-së i shtohet një ministri që është Minisria e Punëve të Brendshme e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për president bëhet pasi nuk kemi gjetur një kandidat konsensual jashtëpartiak, kurse kur LDK- do të përcaktohet për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial