Lajme Vend 

Kryetari që është një vit pas

Mungesa e investimeve kapitale nga viti në vit po e përcjell vazhdimisht komunën e Prishtinës.

“Steril” dhe “menaxher i dobët” po tregohet çdo vit kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Nuk është e nevojshme që këto epitete t’i vishen nga opozita. Këto nxirren nga vetë regjistrat e hartuara nga Ahmeti për punën e tij.

Një vit pas është Komuna e Prishtinës me realizimin e investimeve kapitale, shkruan lajmi.net. Ato projekte kapitale që do të duhej të përfundonin vitin e kaluar, janë kryhen e po kryhen gjatë këtij viti në kryeqytet. Projekte e buxhetit 2019 po kontraktohen së fundmi nga Komuna e Prishtinës, rrjedhimisht ato pritet të kryhen në vitin e ardhshëm.

Për dhjetë muaj, nga 1 janari deri më 31 tetor 2019, Komuna e Prishtinës ka realizuar vetëm 23.59 për qind të buxhetit të përgjithshëm, ose fiks 11,419,056.52 euro. Ndërkohë, shpenzimet kapitale për vitin 2019 janë të miratuara në vlerë prej 48, 358, 014. 75 euro. Këto shifra kanë dalë nga raporti buxhetor i komunës për muajin tetor të cilin e ka parë lajmi.net.

Nga ana tjetër, dihet se Komuna nuk do të mund të punoj në muajin dhjetor, pasi është muaji i papërshtatshëm për projektet e infrastrukturës.

I tërë buxheti për dhjetë muaj është shpenzuar në kuotën prej 53.23 për qind ose në vlerë prej 59 milionë e 127 mijë euro.

Komuna e Prishtinës ka projekte që i ka kontraktuar në vitin 2015, por që akoma nuk kanë filluar së zbatuari për shkak që kanë dal probleme pronësore, e që është involvuar për të zgjidh problemin edhe gjykata. Bëhet fjalë për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen ,”Mati 1”, vlera e projektit është 1,458,452.95 euro;  Ndërtimi i sallës së edukatës fizike të shkollës “Shtjefёn Gjeqovi”, vlera e projektit 238,564.24 euro dhe Ndërtimi i shkollës në lagjen “Kalabria”, vlera e projektit është 1,458,452.95 euro. Po ashtu ka edhe projekte nga viti 2016 që janë nënshkruar, por nuk kanë përfunduar.

Sa herë ka teprica të mëdha parash, zyrtarët komunal arsytohen duke thënë se këto para nuk humbin sepse të gjitha shpenzohen vitin tjetër.

Por, këtë praktikë po e kritikojnë organizatat që e monitorojnë Prishtinën.

“Këtu nuk është çështja se ato para po mbesin të pa shpenzuara dhe si rrjedhojë po humbin, mirëpo çështja është se nuk po arrini t’i realizoni me kohë, duke u vonuar kështu investimet në qytet, rrjedhimisht vonohet përmirësimi i jetës së qytetarëve. Këto vonesa shpërfaqin mangësi planifikuese dhe menaxhuese të udhëheqësve në fjalë”, ka thënë Qëndrim Arifi, hulumtues në organizatën INPO, e cila e monitoron Komunën e Prishtinës.

“Në mbledhjen e jashtëzakonshme që pritet të mbahet më 19 nëntor, komuna në mënyrë dëshpëruese pritet që sikur vitin e kaluar qytetarët t’i privoj nga investimet kapitale duke i larguar nga kjo kategori 2,321,623 euro dhe me ato mjete të paguhet 20% i punëtorëve për shpronësimin e IMN Kosova. Meqë ekzekutivit i ka humbur orientimi qeverisës, shpresojmë që kuvendi të mos e bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë tutje Arifi. 

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial