Lajme Vend 

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, po merr pjesë në kongresin e 2 të Unionit të Bizneseve Shqiptaro Gjermane në Frankfurt të Gjermanisë

Në panelin me temë Partneriteti Publiko-Privat në Komunat e Kosovës, Kryetari Tahiri paraqiti mundësitë për investime nga diaspora në Vushtrri. në këtë konferencë Kryetari Tahiri ftoi diasporën për të investuar në Vushtrri.

“Ne ftojmë bizneset nga diaspora që të shprehin interesim për tu vendosur në Zonën Ekonomike në Lumadh, Komuna do të ju mbeshtes pa asnjë hezitim. Po ashtu projekte tjera zhvillimore në Vushtrri kemi psh: tregun për prodhues vendor, parkingjet publike si dhe eventualisht ngrohtorja e qytetit ku për secilën nga këto projekte që do të kërkojmë investim publiko-privat dhe diaspora jonë janë të mirëseardhuna që të shprehin interesim”.

Kryetari Tahiri po shoqërohet nga nënkryetari Besim Muzaqi dhe shefi i kabinetit Amir Haradinaj. Prej marrjes së mandatit të Kryetarit Tahiri, në Vushtrri janë zhvilluar 3 projekte të mëdha investuese e zhvillimore: projekti Çycavica Wind Farm, investim francez prej 100 milion € i fokusuar për prodhimin e energjisë nga era; zhvillimi i projektit polak për rivitalizimin e minierës se Dubovcit, në vlerë 7 milion €, dhe investimi Kosovaro-Kroat për fabrikën për paketimin e peshkut në vlerë prej 7.3 milion €.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial