Kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt e infektuar me COVID-19

Kristina Gashi- Bytyçi, kryesuese e Kuvendit të Ferizajt, ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se pasi ka bërë testin për Covid-19, ka rezultuar pozitiv.

Gashi- Bytyçi mes tjerash ka treguar se gjendja e saj dhe familjes është stabile.

Kurse, ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ja shkrimi i saj:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftoj se dje, më datën 29.06.2020 kam bërë testin për virusin Covid 19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.

Gjendja ime dhe familjes sime është stabile😊
Falenderoj të gjithë familjarët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët më kanë kontaktuar dhe shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të familjes sime.
Paqi shëndet e të mira të gjithë👋

Megjithatë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve t’a mbajnë distancën mes njëri-tjetrit dhe t’i respektojnë masat dhe udhëzimet e IKSHPK-së.

Me respekt
Kristina Gashi Bytyçiby TaboolaYou May Like

Ardian H

Read Previous

Shkencëtarët: Uji me kripë mund të luftojë Covid-19

Read Next

Gjesti që bashkëshorti e bëri për të, e emocionoi pafund Angela Martinin