Kryesia e LDK-së mblidhet pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale

Kryesia e LDK-së është mbledhur të mërkurën në mbrëmje, pak orë pas ngritjes së akuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurorit Special në Gjykatën Speciale.

Pak para nisjes së kësaj mbledhjeje, presidenti Thaçi njoftoi se ka anuluar pjesëmarrjen në takimin me Serbinë më 27 qershor në Washington.

Në njoftimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte thënë se Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Avdullah Hoti.

Ardian H

Read Previous

Reagon Vjosa Osmani: Kosovës i duhet drejtësi e pavarur e pa presion

Read Next

Brenda rezidencës së re luksoze të Cristiano Ronaldos në Lisbonë, e cila kap shifrën e 6.6 milionë eurove