Kryeministri Hoti i gëzohet zhbllokimit të procesit të specializimeve

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se sot vjen një lajm i mirë për shëndetësinë kosovare, pasi që është zhbllokuar procesi i specializimeve.

Kjo pasi që  Ministria e Shëndetësisë sot ka hapur konkursin për  1 mijë e 34 specializime në mjekësi.

Postimi i plotë i tij:  

Lajm i mirë për shëndetësinë! Sot është zhbllokuar procesi i specializimeve.

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur sot konkurs për 1034 specializime në mjekësi. Urime për profesionistët shëndetësorë!

T’i ndihmojmë heronjtë tanë, duke mbajtur maskën, higjienën dhe distancën!

Fitore H

Read Previous

KMDLNJ përkrah vendimin e BIK-ut për mosfaljen e Bajramit

Read Next

Zbulohet arsyeja e humbjes së shijes nga COVID-19