Kryeministri dhe presidenti ngushëllojnë familjen Sadikaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes llogarive në Facebook kanë shprehur ngushëllime për familjen Sadikaj, për humbjen tragjike të pesë anëtarëve të kësaj familje në aksident trafiku.

“Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj”, ka shkruar Haradinaj.

“Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik”.

Ndërsa presidenti është shprehur se është “shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë”.

“Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente”.

Gazetari

Read Previous

Kadri Veseli: Nga sot po fillon jetësimi i platformës politike e cila do ta transformojë dhe fuqizojë PDK-në dhe Kosovën.

Read Next

Sot, u mbajt tubimi solemn i dorëzimit të detyrës së Kryetares te Kryetari i ri i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi