KRYEDIPLOMATI KONJUFCA: KUSHDO QË ËSHTË KUNDËR SHBA-VE NË KOSOVË, NUK MUND T’I FITOJË ZGJEDHJET

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konufca, ka deklaruar se akuzat për anti-amerikanizëm ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës janë të pabaza.

Në një shkrim në Twitter, kryediplomati Konjufca ka deklaruar se akuzat për “anti-amerikanizëm” ndaj Lëvizjes Vetëvendosje janë propaganda.

Glauk Konjufca@KonjufcaGlauk

🇽🇰
🇺🇸

Anti-Americanism is a disgusting propaganda. No power in the world can change the pro-Western course, friendship & closeness of the people of with . This determination is deeply rooted in our collective values.2168:02 PM – Mar 25, 2020Twitter Ads info and privacy45 people are talking about this

“Anti-amerikanizmi është një propagandë e neveritshme. Asnjë fuqi në botë nuk mund të ndryshojë miqësinë dhe kursin pro-perëndimor të njerëzve të Flamurit të Kosovës me Flamurin e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Konjufca.

Konjufca, në tweet-in e shkruar në gjuhën angleze, ka nënvizuar se asnjë politikan e as parti politike në Kosovë nuk mund t’i fitojë zgjedhjet nëse është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ky përcaktim është i rrënjosur thellë në vlerat tona kolektive. Kushdo që është kundër ShBA-së, nuk mund t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

Koronavirusi: 80 për qind e testeve që kinezët i “dhuruan” çekëve janë të pasakta

Read Next

ÇFARË MASASH MERREN NDAJ ATYRE QË NUK E RESPEKTOJNË NDALIMIN E QARKULLIMIT NË KOSOVË?