Kroos: Situata e Bale, e pakënaqshme për të gjithë

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e ka pranuar se situata e Gareth Bale në klubin madrilën është e pakënaqshme për të gjithë, përderisa ka sugjeruar se sulmuesi anësor është ende i zemëruar që s’iu lejua transferimi në vitin 2019.

Gareth Bale ishte përfolur për një largim nga Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, pasi klubi kinez Jiangsu Suning ishte përfolur si destinacioni i tij më i mundshëm mes interesimit edhe nga disa klube të Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Klubi i Superligës kineze raportohet se i kishte bërë ofertë tunduese Bale, i cili ishte i gatshëm ta pranonte atë. Megjithatë, Real Madridi e bllokoi atë marrëveshje në fund.

Zinedine Zidane insistoi se 31-vjeçari mbetet ende pjesë e rëndësishme e planeve të tij për Real Madridin, përkundër transferimeve të Luka Jovicit dhe Eden Hazardit nga Eintracht Frankfurti dhe Chelsea.

Por, Bale s’ka arritur të gjejë vend në formacionin e Real Madridit, duke i bërë vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat gjatë këtij sezoni. Bale ka qenë më i përfolur për sjelljet e tij në stol, teksa tallej, dhe Kroos mendon se tani është koha të gjendet një zgjidhje për të ardhmen e tij.

“Nuk kemi se si ta mohojmë që ajo situatë është e pakënaqshme për të gjithë. Ai natyrisht që nuk u soll këtu për të luajtur kaq pak sa po luan tani”, ka thënë Kroos.;

“Unë besoj se ai dëshironte të largohej verën e kaluar dhe se klubi në fillim ia kishte aprovuar këtë dëshirë dhe më vonë kishte ndërruar mendje. Nuk e di nëse ai është ende i zemëruar për këtë gjë, është një temë e vështirë”.

“Natyrisht që nuk është situata aq ekstreme sa thuhet. Gjithçka është në rregull brenda skuadrës. Unë e njoh atë që gjashtë vjet dhe ne kemi fituar disa gjëra të mëdha së bashku”. /Gazeta Express/

Ardiana K

Read Previous

‘Këpuca e Artë’, Lewandowski në ethe po e pret finishin e Serie A

Read Next

Ylli i Man Unitedit godet Van Dijkun dhe Milnerin, i quan arrogantë