Lajme Vend 

Kosova nuk është vend i strukturave partiake

Zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit lanë jashtë shumë kandidatë, që ishin deputetë në legjislaturat e kaluara, por edhe u votuan shumë emra të rinjë.

Analistët thonë se kjo është shenjë që tregon se votuesit kosovarë kanë ndryshuar qëndrimin dhe se Kosova nuk është më vend i strukturave partiake.

Zgjedhjet e 6 tetorit ishin të befasishme për shumë kandidatë që garuan. Partitë politikë sollën emra të rinj në lista e që morën besimin për legjislaturën e radhës, por edhe humbën disa ish-deputetë, që nuk ia dolën garës. Njohësit e çështjeve politike thonë se ky është rezultat i vetëdijesimit të votuesve, por edhe i disa faktorëve të tjerë. Analisti politik, Armend Muja, i tha Radio Kosovës se votuesit kanë ndëshkuar mos punën dhe nuk kanë qenë të ndikuar nga strukturat partiake.

‘Janë disa faktorë kryesorë, e para është se ajo çka nuk e kanë nuhatur partitë politike është se trupi votues nuk është më si para 10 viteve. Që nga viti 2016 e deri më tash ka pasur një ndryshim thelbësor të trupit votues në favor të të rinjve. E dyta është se nuk është më Kosova e së kaluarës, pesë gjashtë vitet e fundit ka pasur progres, Kosova tashmë nuk kontrollohet nga strukturat partiake. Dhe për këtë arsye në shumë raste edhe votuesit kanë votuar edhe si të pavarur, pra, ka ngritje të vetëdijes së votuesve, prandaj edhe kanë ndëshkuar deputetët që ishin gjatë në pushtet” tha ai.

Edhe politologu Ramush Tahiri thotë se ky ndryshim është rrjedhojë e mos vlerësimit të punës së tyre nga ana e qytetarëve, ose mungesa e llogaridhënies për qytetarët. Tahiri gjithashtu flet edhe për arsye të tjera:

“Grupimet e reja brenda partisë, rreth liderit të ri ose të vjetër, këta nuk e kanë gjetur vetën edhe janë penalizuar jo nga komisionet por nga anëtarësia, sepse është bërë propagandë kundër tyre. Mund të jetë edhe varianti që një regjion nga i cili vjen një deputet, nuk ka pasur prezantim të mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet, pra, nuk i ka 7-8 mijë vota, e ku secili regjion zgjedh deputetët e vet. Disa të tjerë janë ankuar se ua kanë vjedhur votat brenda partisë’ tha ai.

Tahiri nuk arsyeton as jetëgjatësinë e mandateve në Kuvend për disa deputetë:

“Unë nuk e kuptoj motivin se pse dikush duhet të jetë pesë mandate, unë e kuptoj që dikush nuk ka shkollë të kryer dhe e sheh vetën në parti, por ata të cilët janë të profesioneve të tjera, mjekë, profesorë universiteti etj, nuk e shoh shumë arsyen me ndejtë në Kuvend. Në kunvend për tu angazhuar duhet të jesh i lamisë së caktuar edhe me ndryshu dhe me i bo zgjidhjet e mira” tha ai.

Pavarësisht se tashmë dihen disa nga emrat e deputeteve të legjislaturës së shtatë, lista e plotë do të dihet teka pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial