Kosova e përmbyll kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se Kosova ka përmbyllur kryesimin një vjeçar në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me aktivitetin e fundit sot – takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të kësaj nisme.

Kosova kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore do të ia dorëzojë Turqisë.

“Kosova e përmbylli kryesimin një vjeçar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me aktivitetin e fundit sot – takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të kësaj nisme. Takimi u mbajt me videokonferencë të organizuar nga MPJD, ku deri në fund të ditës pritet dhe nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe zyrtarisht t’ia kalojmë kryesimin e radhës Ministrit të Jashtëm të Turqisë, z.Mevlüt Çavuşoğlu”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj-Stublla në Facebook.

Ardian H

Read Previous

Dy figura të larta të SHBA-së: Trumpi ‘shqelmoi’ Macronin për Kosovën

Read Next

Drejtori i Shëndetësisë jep detaje për 52-vjeçarin nga Istogu që vdiq nga COVID-19