Koronavirusi rikthehet në komunën e cila para 4 ditëve kishte shpallur fitoren ndaj pandemisë

Sonte në Malishevë është shënuar edhe një rast pozitiv me koronavirus, duke e çuar në 78 numrin e të prekurve në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Jo më larg se para katër ditëve kjo komunë kishte shpallur fitoren ndaj pandemisë, pasi që nuk kishte asnjë rast aktiv me COVID-19.

Nga komuna kishin deklaruar se situata me koronavirus në territorin e Komunës së Malishevës është stabile dhe pa raste të reja, duke e ruajtur gjendjen pa asnjë rast aktiv, kjo pasi që raste pozitive nuk kishin shënuar që nga 29 maji.

Kujtojmë se, sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 95 raste pozitive me COVID-19, duke e 2 mijë e 363 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Ardian H

Read Previous

Veseli reagon pas aktakuzës nga Specialja: Serbia ka bërë krime e jo shqiptarët

Read Next

Edhe kolegët e fakultetit të zëvendësministrit Bardheci dalin kundër emërimit të tij