KORONAVIRUSI: HAPI LOKALIN NË PRIZREN – ARRESOHET NGA POLICIA

Gjatë natës së mbrëmshme është arrestuar një person në Prizren pasi që kishte hapur lokalin e tij.

Hapja e lokaleve aktualisht është e ndaluar me vendim të qeverisë për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Insajderi.

ky rast kishte ndodhur rreth orës 23:30 thuhet në njoftimin e policisë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 19.03.2020 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij dhe ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com 0 

Ardiana K

Read Previous

DY BASKETBOLLISTË TË LAKERS DALIN POZITIV NË TESTIN E KORONAVIRUSIT

Read Next

VDES NGA KORONAVIRUSI ISH-KOMANDANTI I FORCAVE TOKËSORE NË TURQI