Koronavirusi godet turizmin në Shqipëri, 1,7 miliardë euro humbje

Pandemia e koronavirusit ka dëmtuar në masë të madhe industrinë e turizmit në Shqipëri, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i shoqatës së tur-operatorëve të Shqipërisë, Besnik Vathi, i cili ka parashikuar se janë 1.7 miliardë euro më pak të ardhura për shkak të pandemisë.

Sipas Vathit ajo që e bën situatën më të pasigurt është mungesa e një date të saktë për përfundimin e kësaj gjendje.

Nga të dhënat e qershorit, është faktuar se prurjet nga turizmi kanë qenë rreth 70% më pak se vitin e mëparshëm.

Nëse rrethanat vijojnë të jenë të tilla kryetari i shoqatës së tour-operatorëve parashikon mbyllje të bizneseve si dhe largim të shumë personave nga puna.

Fitore H

Read Previous

Rriten ndjeshëm shifrat e COVID-19 në Evropë, Spanja dhe Franca me numër më të lartë të rasteve

Read Next

63 aksidente trafiku brenda 24 ore në Kosovë, u arrestuan 33 persona