Koronavirusi: Çfarë po fsheh Kina? Trump e sulmon ashpër

“Diçka e tillë nuk është parë në histori”. Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump, që i referohen përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Shtetet e Bashkuara ditën e djeshme kanë dyfishuar të prekurit nga COVID-19, duke arritur në 13.133, me 193 të vdekur.

Presidenti amerikan edhe dje nuk ka munguar të thumbojë Kinën, duke përsëritur termin “kinez” kur i referohej koronavirusit, dhe duke shtuar se “bota po paguan një çmim të lartë për atë që ka bërë Kina kur ka ngadalësuar shpërndarjen e informacionit”.

Ndërkohë sot u raportua sërish se Kina nuk ka regjistruar asnjë infeksion të brendshëm nga koronavirusi. Vdekjet janë ngadalësuar në mënyrë të ndjeshme, duke shkuar në total 3248. Në vendin e parë tashmë qëndron Italia.

Por BBC thotë se ka akuza e dyshime për të dhënat zyrtare të Kinës.

Duke ndjerë presionin ndërkombëtar, Pekini tani ka ndryshuar strategji. Propaganda është zhvendosur te përpjekjet për të ndaluar virusin që të hyjë nga jashtë.

Vëzhguesit thonë se kjo është një strategji që Pekini të tregojë me gisht vendet e tjera si fajtore. Në rast se Kina arrin të bllokojë riimportimin e rasteve nga jashtë, do të fajësojë vendet e tjera që nuk imituan dot progresin e saj.

Ardiana K

Read Previous

Vdes demografi Rifat Blaku

Read Next

VRAU DHE HËNGRI TRE SHOKËT E TIJ, DËNOHET KANIBALI