Koreja Jugore: 100 fëmijë dhe arsimtarë në kopshtin e fëmijëve u helmuan me ushqim

Rreth njëqind fëmijë dhe arsimtarë u ankuan për simptomat e helmimit nga ushqimi në një kopsht fëmijësh në qytetin Ansan, në jug të Seulit, gjatë javës së kaluar, dhe një e treta e pacientëve u shtruan në spital, njoftuan sot zyrtarët e Koresë së Jugut.

Njëqind fëmijë dhe 18 arsimtarë nga një kopsht fëmijësh në qytetin Ansan treguan simptoma të helmimit nga ushqimi në periudhën nga 16 qershori, ndërsa 31 pacientë u shtruan në spital, kryesisht në mesin e fëmijëve, njoftoi agjencia Yonhap. 

Fitore H

Read Previous

IKShPK-ja pranon donacion 6,500 teste dhe 6 respiratorë

Read Next

Kreu i KE-së, Michel: E rëndësishme që Specialja të bëjë punën në mënyrë të pavarur