KOPSHTARI I PERSONIT TË INFEKTUARIT NGA LIPJANI DYSHOHET SE ËSHTË PREKUR NGA COVID-19

Një person, i cili punonte në kopshtin e 46-vjeçarit nga fshati Janjevë e Lipjanit rezultoi pozitiv me koronavirus të enjten, dyshohet se është prekur nga COVID-19, ka thënë kryetari i komunës, Imri Ahmeti.

Në një bisedë telefonike me Insajderin, Ahmeti është shprehur se personi i dyshuar punonte si kopshtar në shtëpinë e 46-vjeçarit.

Sipas kreut të Komunës së Lipjanit, i dyshuari ka dërguar mostrat për ekzaminim në QKUK, raporton Insajderi.

“Është edhe një rast i dyshimtë që është dërguar në Prishtinë, por akoma nuk kanë dal rezultatet e këtij rasti. Personi ka shkuar mbrëmë në Prishtinë, por edhe sot ka shkuar sërish në mëngjes”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

“Personi në fjalë ka qenë duke punuar në oborrin e personit të infektuar. Ka punuar aty si kopshtar”, ka thënë Ahmeti.

46-vjeçari, i cili regjistroi me koronavirus të enjten, ishte kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars, ka njoftuar dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).Deri sot, IKShPK-ja ka konfirmuar 21 raste me koronavirus në Kosovë. /Insajderi.com

0 Reviews

Write a Review

Ardiana K

Read Previous

RAKIA E UISKI MUND TË VRASIN COVID-19; KORONAVIRUSI I RI, MË I NDJESHËM NDAJ ALKOOLIT SE SARS E MERS

Read Next

Detaje për zgjatjen e afatit të pagesave për detyrimet tatimore