Konjufca: Pro-amerikanizmi është i rrënjosur thellë në vlerat e shqiptarëve

Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ka folur për amerikanizmin, për të cilën LVV është duke u akuzuar nga LDK-ja, konkretisht ish ministri Agim Veliu.

Përmes një shkrimi në Twitter, Konjufca ka thënë se, pro-amerikanizmi është mentalitet kolektiv i shqiptarëve të Kosovës.

Sipas tij, anti-amerikanizmi është propagandë e rëndë, pasi përcaktim pro-amerikan është i rrënjosur thellë në vlerat e shqiptarëve.

“Ky është një mentalitet popullor, një mentalitet kolektiv i njerëzve të Kosovës. Kushdo që është kundër SHBA-së, nuk mund të fitojë zgjedhjet në Kosovë.

Anti-amerikanizmi është një propagandë e neveritshme. Asnjë fuqi në botë nuk mund të ndryshojë kursin pro-perëndimor, miqësinë dhe afërsinë e njerëzve të Kosovës. Ky përcaktim është i rrënjosur thellë në vlerat tona kolektive”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/

Glauk Konjufca@KonjufcaGlauk

🇽🇰
🇺🇸

Anti-Americanism is a disgusting propaganda. No power in the world can change the pro-Western course, friendship & closeness of the people of with . This determination is deeply rooted in our collective values.2608:02 PM – Mar 25, 2020Twitter Ads info and privacy48 people are talking about this

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

DEPUTETJA E VV-SË: NËSE DEPUTETËT INFEKTOHEN ME KORONAVIRUS, TË MOS U VIHEN RESPIRATORËT

Read Next

Bulliqi i VV’së: Shteti po minohet nga disa profiterë politikë