Konjufca për aktakuzën e ngritur ndaj Thaçit e Veselit, përmend dy momente të papritshme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se janë dy momente të papritura në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas Konjufcës, njëra është se Prokuroria ka shkruar se është e detyruar ta lëshojë këtë komunikatë për shtypë për shkak të obstruktimeve të Drejtësisë dhe tjetra është se aty thuhet që një nga akuzat është çështja e kundërshtarëve politikë.

“Dy për mua ishin momente që ishin jashtëzakonisht të papritshme, e para që Prokuroria thotë se është e detyrar ta lëshojë këtë deklaratë për shtyp për shkak të obstruktimeve të Drejtësisë. Nuk e di nëse kjo deklaratë synon të thotë diçka më shumë se përpjekja për ta anuluar Gjykatë Speciale”, tha Konjufca. E dyta është që aty përmenden për çka ngritet kjo aktakuzë, dhe aty njëra prej kategorive e cila përmendet, është edhe çështja e kundërshtarëve politikë”, tha Konjufca në Desku.

Ai më tutje ka theksuar se kjo aktakuzë është dëmtuese për Republikën e Kosovës për shkak se Thaçi është president.

Ndërkaq, sot gjatë ditës është ngritur aktakuzë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, për vrasjen e 100 personave, ku një nga akuzat është edhe vrasja e kundërshtarëve politikë.

Ardian H

Read Previous

Amerika planifikon taksa shtesë mbi produktet evropiane

Read Next

Kompania Olympus pushon biznesin e kamerave pas 84 vjetësh