Konfuzion në LDK, për dhe kundër shkuarjes së Hotit në Washington

Pasi që Presidenti Thaci është tërhequr nga takimi i të shtunës, i 27 qershorit, brenda në LDK ka konfuzion nëse duhet të shkohet tash në atë takim, apo të anulohet. Një qasje e tillë e hedhë në ujë komplet fushatën e Hotit që ai do t’i prijë delegacionit. Ky do të duhej të ishte momenti kur ai do t’i printe.

Që një kohë të gjatë ka ekzistuar një tension në mes të Thaçit dhe Hotit, se cili prej tyre do t’i prijë delegacionit gjatë bisedave në Washington, të ndërmjetësuar nga Shtëpia e Bardhë.

Të dytë, edhe Thaci edhe Hoti lenin të kuptonin që ata do t’i prijnë ekipit të Kosovës. Njëri thirrej në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, kurse tjetri në nenet e Gjykatës Kushtetuese.

Tash kur ky ekuacion u bë më i thjeshtë, kur Thaci u detyrua që të kthehet nga rruga për ku ishte nisur, brenda LDK’së është krijuar një nervozë nëse Hoti duhet të merr pjesë ose jo. Gazeta Express ka mësuar takimi i 27 qershorit është vënë në pikëpyetje, sepse brenda LDK’së janë rritur zërat që Hoti të mos shkojë fare, meqë aty nuk do të jëtë Thaci.

Mirëpo a nuk do të ishte një tërheqje e tillë shumë banale, marrë parasysh faktin që Hoti vazhdimisht ka thënë që ai do t’i prijë dialogut. Nëse e ka pasë sinqerisht, atëherë shtrohet pyetja, tash kur Thaci nuk është, tash kur ai edhe de facto edhe de jure është shef i delegacionit, përse duhet të tërhiqet?

Burime të Expressit tregojnë që brenda LDK’së ka edhe zëra të tjerë që thonë se mëgjithatë ai takim duhet të zhvillohet në Shtëpi të Bardhë, sepse kur LDK kishte vendosur që të shkonte atje, ky subjekt politik i kishte besuar Shtëpisë së Bardhë e jo Presidentit Thaci.

Tash kur kanë mbetur edhe shumë pak ditë deri në momentin kur duhet të takohen shqiptarët dhe serbët në Shtëpi të Bardhë, Kosova është krejtësisht në mjegull. Ky do të duhej të ishte momenti i Hotit, por mbetet të shihet nëse do ta shfrytëzojë.

Ardian H

Read Previous

Polici i Kosovës i gëzohet aktakuzës së Thaçit e Veselit nga Gjykata Speciale

Read Next

Ish-kryeprokurori i Speciales flet pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit