Komuna e Rahovecit nis të bëjë hulumtim për dëmet që shkaktoi Covid19, jep tender mijëra euro

Komuna e Rahovecit ka nis të bëjë një hulumtim për vlerësimin e dëmeve që ka shkaktuar pandemia Covid19.

Lidhur me këtë, komuna e cila udhëhiqet nga Smajl Latifi, ka kurorëzuar një kontratë me operatorët ekonomik  INTEGRA Consulting SH.P.K.; N.SH.INSTIT.FOR ENTREPR. AND SMALL BUSINESS, shkruan Indeksonline.

No description available.

Vlera e përgjitshme e kontratës është 12 mijë e 300 euro, dhe pritet të përfundojë brenda 40 diteve.

Drejtori i Financave në këtë komunë, Afrim Limani thotë  se përmes këtij tenderi do të bëhen hulumtime në të gjithë sektorët e jetës.

“Do të bëhet raport në të gjithë sektorët e jetës, në ekonomi, në bujqësi, në gastronomi. Do të bëhet prezantimi i të gjitha bizneseve që në kohë pandemie nuk kanë punuar dhe më pas do të tregohet përmes raportit se sa janë humbjet e atij biznesit. “Shembull për sektorin e bujqësisë për ndonjë fermer, sa janë humbjet e atij biznesi gjatë kohës së Covid19 ”, ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

No description available.

Limani thotë se ky raport, pasi që si komunë duhet të dijnë dëmet që u shkaktoi koronavirusi.

“Ky raport na vynë, ka qenë ide e të gjitha strukturave në komunë, sepse dojmë me ditë sa kemi humbje. Ne duhet me ditë sa kemi pas humbje në të gjithë sektorët. Pastaj me këtë raport duam të kërkojmë nga ministritë me na financu, për kompensimin e këtyre humbjeve dhe kjo është arsye. Na duhet një dokument bazë”, ka thënë tutje ai.

Në kontraten “Vlerësimi i dëmve të shkaktuara gjatë kohës së pandemisë të krijuar si rezultat i Covid19”, e publikuar nga prokurimi, bëhet me dije se për tenderin në fjalë janë ofruar fillimisht 12 mijë e 500 euro. 

Fitore H

Read Previous

Së paku 10 të vdekur në protestat rreth vrasjes së një këngëtari në Etiopi

Read Next

I mituri godet fëmijën 10 vjeçar me motoçikletë, në Prizren