Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbaj mbledhje me fillim nga ora 10:00, transmeton IndeksOnline.

Në këtë takim janë paraparë për tu diskutuar këto pika të rendit të ditës:

1.     Hyrje – Znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2.     Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

–        Shqyrtimi i kërkesës së partisë politike “Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës” për shtyrjen e afatit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor.

3.     Këshilli për Buxhet dhe Financa:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i planit të buxhetit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2021 – 2023.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor financiar për fondin për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2019.

4.     Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për inicimin e hartimit të planit strategjik të KQZ-së për periudhën 2020 – 2024;

5.     Të ndryshme;

Fitore H

Read Previous

Rikthehet moti i ngrohtë, këto janë temperaturat për sot

Read Next

Kina shënon rritje të infeksioneve të reja me COVID-19