Komisioni hetimor për pandeminë kërkon 17 mijë euro, në raportim ftohet edhe ish-kryeministri Kurti

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë ka miratuar  planin e punës së Komisionit

Kryetarja e komisionit Mimoza Kusari-Lila tha kanë vendosur të ftojnë një listë të personave që ishin përgjegjës për menaxhimin e pandemisë, ndër ta edhe ish-kryeministri Albin Kurti ish ministrat Arben Vitia dhe Uran Ismaili, ministri aktual i Shëndetësisë, Armend Zemaj e disa persona të tjerë.

“Është dakorduar përveç ministrit zotit Vitia që të ftohet edhe zoti Ismaili në raportim për situatën e lënë si dhe zoti Zemaj. Lista është pastruar nga disa institucione p.sh KGJK-ja, prokuroria, kemi hezituar të thërrasim prindërit e Agon Musliut”, tha Kusari-Lila.

“Janë ftuar ish-kryeministri Albin Kurti, Hykmete Bajrami në cilësinë e përgjegjëses paraprake, si dhe zyrtarëve të tjerë, sekretari i MSh-së, i Punëve të Brendshme, i Financave, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri etj”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari tha se buxheti për këtë komision është kërkuar të jetë mbi 17 mijë euro.

“Buxheti është proceduar, besoj që në formatin final ende nuk është buxheti final, për shkak të rrjedhojës së komisionit. Shuma totale për 6 muaj do të jetë 17 536 euro dhe për tu miratuar ky buxhet duhet miratimi në seancë plenare”, tha ajo.

Ndërkaq deputeti i LDK’së, Ilir Ferati, tha se duhet të ketë kujdes me listën e dëshmitarëve.

“Duhet të kemi kujdes me listën e dëshmitareve, me qellim që të ruajmë fushën e hetimit të komisionit, sepse duke zgjeruar listën e dëshmitarëve, rrjedhimisht mund të dalim nga propozimi i iniciuesit, gjë që na obligon ta sjellim para Kuvendit kërkesën për zgjerim të fushës së hetimit, siç e parasheh ligji mbi komisionet hetimore parlamentare”, tha Ferati.

Fitore H

Read Previous

Mbingarkohet Klinika Infektive: 106 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 7 persona në gjendje të rëndë

Read Next

Bakiu: Veprimi i Prokurorit special për Thaçin dhe Veselin është një akt politik dhe i paprecedentë