Klienti rrihet me sigurimin pasi ai nuk e lë të hyjë pa maskë në një qendër tregtare në Serbi

Një konfrontim brutal ka ndodhur në një qendër tregtare në Kragujevac të Serbisë për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit nga një klient.

Klienti refuzoi të vërë maskën duke hyrë në qendrën tregtare, gjë që është e detyrueshme.

Me atë rast, fillimisht pati një konflikt verbal midis dy rojeve të sigurisë dhe klientit.

E gjithë kjo u vu re nga një prej kalimtarëve që e incizoi incidentin me telefon.

Pasi replikoi pak me rojet dhe pak më shumë me njërin prej tyre, burri që tentoi të hynte pa maskë në qendrën tregtare e goditi me shuplakë atë dhe më pas vazhdoi konfrontimi fizik. 

Fitore H

Read Previous

Kylie Jenner si kameleon, ndryshon sërish dukjen

Read Next

Zemaj reagon për shpalljen e pavlefshme të Ligjit për Paga, e quan lajm dekurajues për profesionistët shëndetësorë