Kjo ngjyrë nuk ju lejon të fleni rehat

Janë shumë faktorët dhe elementet që ndikojnë mbi gjumin.

Një studim i kryer nga universiteti i Mançesterit ka zbuluar edhe më shumë; ngjyra e kaltër, një tonalitet i saj (cyan) nuk të lejon të flesh rehat.

Kërkuesit kryen një eksperiment me vullnetarë; i ekspozuan para gjumit me këtë ngjyrë dhe provuan se sa më intensive të ishte prezenca e së kaltrës, aq më e vështirë ishte të të zinte gjumi dhe e anasjellta.

Sa më i vogël ishte intensiteti, aq më e lehtë ishte të flije. Gjithashtu matën edhe nivelin e melatoninës, hormonit të gjumit në pështymë dhe zbuluan se ishin në nivele të ulëta kur ekspozoheshin para kësaj ngjyre.

Dhe më befasuese ishte zbulimi i këtij efekti që prodhohej edhe kur ngjyra nuk ishte e dukshme me sy të lirë.

Gazetari

Read Previous

Një dua që shum rrallë njerëz e dinë, por ka shume sevap të madh ! (Thuaje edhe ti)

Read Next

Si ju ndryshon martesa fizikisht dhe mendërisht