Bota Lajme 

Kjo është paga mesatare në Zvicër

Paga mesatare bruto për një punë me kohë të plotë në Zvicër është 6,502 CHF (6.638 dollarë) në muaj, sipas Zyrës Federale të Statistikave. 10 % fitojnë më pak apo 4,313 CHF në muaj, shkruajnë mediat zvicerane.

Më 2017, familja mesatare kishte të ardhura të disponueshme prej 6,984 CHF në muaj, përcjell albinfo.ch.

Kontributet për pensionet, aksidentet dhe sigurimin, zbriten automatikisht nga paga bruto. Çfarëdo që ka mbetur më pas, njihet si paga neto. Për dallim nga vendet e tjera, taksat dhe sigurimet shëndetësore nuk zbriten automatikisht nga pagat në Zvicër.

Prandaj, këto kosto nuk merren parasysh në pagën neto të Zvicrës.

Kontributet për taksat dhe sigurimet shëndetësore ndryshojnë shumë në varësi të vendbanimit. Kostoja e jetesës është shumë e lartë në Zvicër. Si dhe taksat dhe kostot e sigurimeve shoqërore, duhet të merren parasysh gjithashtu akomodimi, kostot shëndetësore dhe kujdesi i fëmijëve, përcjell albinfo.ch.

Vëzhgimi më i fundit i buxheteve të familjeve nga Zyra Federale e Statistikave tregon se shpenzimet për akomodim dhe energji, me rreth 1.463 CHF në muaj (14.8 përqind e të ardhurave bruto), paraqet shpenzimin më të madh.

Një artikull tjetër i rëndësishëm janë kostot e transportit (7.5 për qind), ndërsa familja mesatare shpenzon CHF 636 në muaj për ushqime dhe pije joalkoolike (6.4 për qind e të ardhurave bruto).

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial