Lajme 

Kjo është oferta e fundit me pesë pika e LDK-së për VV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë ofertë të re Vetëvendosjes  lidhur me qeverinë e re.

Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë, Isa Mustafa përmes një konference për media, shkruan lajmi.net.

E deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka postuar përmes një shkrimi në Facebook këtë ofertë.

Kjo marrëveshje përfshinë:

Siq është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht në mes të dy partnerëve qeverisës.

Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.

Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues.

Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.

Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial