Kim Kardashian i kërkon Kanye Westit që të heqë dorë nga kandidatura për president

Kim Kardashian dhe Kanye West padyshim se janë ndër çiftet më të përfolura në botë.

Duke gëzuar një vëmendje të tillë, ata padyshim se nuk mund ti fshehin as problemet e tyre si çift, madje së fundmi ata po përballen me një situatë aspak të lehtë, transmeton Indeksonline.

Dyshja u takuan këto ditë dhe biseduan rreth krizës së martesës së tyre si dhe për pretendimet e Kanyes që të kandidoj për president.

Ndërkohë që burimet e mediave të huaja mësojnë se Kim ndihet e ‘bllokuar’ në martesën e trazuar dhe i kërkoi burrit të saj Kanye West që të hiqte dorë nga përpjekja e tij për tu bërë president.

“Kim i kërkoi Kanye të mos ecë përpara me kandidimin për president, por ai nuk do të dëgjojë,” tha një burim.

Kujtojmë që Kim dhe Kanye kohëve të fundit patën një varg ‘akuzash’ ndaj njëri tjetrit, që mendohej se po e qonte çiftin drejt divorcit. /IndeksOnline/

Fitore H

Read Previous

Automjetet e paregjistruara do të trajtohen institucionalisht

Read Next

41-vjeçarja Kardashian ‘provokon’ fansat nga plazhi