Këshilltari i Presidentit: Kurti na mashtroi me 5 milionët e BE’së për Covid 19

Këshilltari i Presidenti Thaçi, Adil Behramaj ka thënë se Kryeministri në detyrë ka mashtruar deputetët dhe qytetarët me deklarimin e tij për 5 milionë euro ndihma nga Bashkimi Evropian.

Behramaj ka shkruar se 5 milionë eurot e BE-së kanë qenë asistencë e premtuar nga fondet e BE-së për Kosovën.

“Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, mbrëmë qenka munduar t’i manipulojë deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e Bashkimit Evropian të riorientuar për luftimin e virusit COVID19. Këtë asistencë të premtuar nga fondet e BE-së, ai e paska përvetësuar si vlerë të qeverisjes së tij”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

Ardiana K

Read Previous

Begaj: 25 të infektuar në Malishevë me Coronavirus, situata po menaxhohet

Read Next

Vjedhje e rëndë në Prizren