Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, shtron darkë për 500 shqiptarët e strehuar në Kampin Gjerman

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – Shoqata “Bereqeti”, në Prizren, shtroi darkën e mikëpritjes, për më shumë se 500 vëllezër e motra nga Shqipëria, që tashmë janë akomoduar në lokacionin, i njohur si ‘Kampi Gjerman’, në Prizren.

Në këtë darkë, mori pjesë Kryetari i KBI-Prizen, Mr. Besim ef. Berisha, Kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe koordinatori i degës së shoqatës “Bereqeti”, Mr. Kurtish ef. Hoxhaj.

Një falënderim meritor, për njerëzit bëmirës të Prizrenit e Kosovës, për Komunën e Prizrenit dhe institucionet relevante, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha përgatitjet për menaxhimin e kësaj situate.

Një mirënjohje për shumë familje që kanë strehuar nëpër shtëpitë e tyre shumë të tjerë. Pa harruar asnjëherë t’i falënderojmë edhe shumë vullnetarë, që po shërbejnë.

Duhet theksuar se Komuna e Prizreni ka nevojë për ndihmën e bëmirësve, e sidomos nëse kjo gjendje vazhdon edhe për një periudhë më të gjatë./Indeksonline/

Gazetari

Read Previous

Vushtrrisë i refuzohet kërkesa për të luajtur në praninë e tifozëve – paratë do shkonin për familjet e prekura nga tërmeti

Read Next

Dy kompani kineze ofrojnë 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeti


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0