Kërkohet të shmangen daljet në parqet e Gjilanit

Në Gjilan sot është mbajtur takimi i Qendrës Operative Emergjente e themeluar për përballimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga takimi është apeluar që qytetarët të qëndrojnë maksimalisht në shtëpi dhe njëkohësisht të shmangin daljet në ambient të hapur konkretisht tek Liqeni i Përlepnicës dhe Livocit, në parkun e Stanishorit, nëpër parqet e qytetit etj.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit dhe shef ekzekutiv i QOE sipas detyrës, ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që të respektojnë maksimalisht rekomandimet e dhëna për parandalimin e koronavirusit dhe njëkohësisht edhe mbrojtjen e ambientit.

Ndryshe, Ismajli ka ftuar të gjithë furrtarët e Gjilanit, për t’i mbështetur ata në kërkesat që kanë, në mënyrë që buka të mos mungoj në asnjë moment në komunën tonë.

Ardiana K

Read Previous

VARRIM PA CEREMONI: SHQIPTARIN QË VDIQ NGA KORONAVIRUSI E DËRGOJNË NË VARR VETËM TRE PERSONA

Read Next

21 të prekur, sot po analizohen mostra të reja, rezultatet dalin gjatë ditës