Kenia – Varrimi i cili u bë me vetëm 15 njerëz me transmetim live në Facebook

Karriget u vendosën të paktën 1m (3ft) larg – familja u ul në njërën anë, zyrtarët e kishës nga ana tjetër. Të gjithë mbanin një maskë.

Të gjithë e dinin për udhëzimet e rrepta që qeveria Keniane kishte caktuar për funeralet gjatë pandemisë koronavirus.

Vetëm 15 vetë mund të mblidheshin për varrosjen e kushëririt tim, Chris, dhe gjithçka duhej të bëhej brenda orës 09:00 me kohën lokale.

Nga ora 07:00, pjesa tjetër prej nesh ishte mbledhur, para telefonave dhe kompjuterave tanë, duke parë varrosjen e publikuar ndërsa një mik e transmetoi live në Facebook.

Coffin

Kishte qindra prej nesh për ta nderuar ne fund Chrisin. Ai ishte një person i popullit – jeta dhe shpirti i ahengjeve familjare.

Qeshja e tij e thellë ju mbërriti edhe para se t’i vinte këmbët në shtëpi – në fakt, mund ta dëgjonit 200 metra larg në portë.

Qeveria kishte dhënë udhëzimet për varrosjen e tij. Ai duhej të varrosej brenda tre ditësh.

Por me shumë nga familja dhe miqtë e tij nën mbyllje në kryeqytet, Nairobi, jo të gjithë mund të merrnin pjesë në varrosje.

Predikimi ishte i shkurtër. Fjalimet ishin të kufizuara.

Mourners at Chris' funeral in western Kenya

Chris e donte muzikën – ai luajti kompletin e daulleve në grupin e kishës së Salvation Army. Kështu që ishte e dhimbshme që askush nuk mund të ishte aty për të luajtur këngët e tij të preferuara.

Dyzet ditë pasi dikush është varrosur, supozohet se do të mbahet një ndejë përkujtimore – festimi përfundimtar i jetës së tyre. Ne, përsëri, nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë për Chris.

Ndoshta kur të gjitha këto të mbarojnë – kur ne mund të përqafohemi përsëri, dhe të qajmë në krahët e njëri-tjetrit – ne do ta mbajmë zinë si duhet, tha një i afërm i tij./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Mbrojtësi spanjoll zbulon si e kishte ofenduar Messi

Read Next

Dje 180 persona vdiqën nga koronavirusi në Britani, në mesin e tyre një fëmijë 12-vjeçar