Kelmendi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare

Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi, ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi  dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai ka shkruar në Facebook, se është i bindur se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare.

Postimi i plotë:

Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe ndaj kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, është një lajm jo i mirë për vendin tonë në përgjithësi dhe për imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në veçanti.

Unë jam thellë i bindur se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Ishte luftë kundër një regjimi terrorist dhe gjenocidial. Ishte luftë për mbrojtjen e atdheut, lirisë, nderit, jetës dhe pasurisë së qytetarëve të Kosovës.

Ardian H

Read Previous

Gashi s’ia përmend emrat Thaçit dhe Veselit: Lufta e UÇK-së e pastër

Read Next

Abazi: Hoti – kryeministër ‘kukull’, s’mund të dialogojë në emër të Kosovës