Karantimi, sociologu jep këshilla se si të kalohet koha në shtëpi e banesa

Karantimi i qytetarëve po shihet si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Kosovë.

E qëndrimi 24 orë në shtëpi është paksa e mundimshme për qytetarët dhe në këto situata të pazakonta nuk kanë ndonjë ide se si të kalojnë momente dhe të mos mërziten.

KosovaPress ka realizuar një intervistë me sociologun, Ferdi Kamberi, për të mësuar nga ai se si duhet të përballemi me këtë situatë të pazakontë.

Si duhet të kalojmë kohën me familje, çfarë duhet të bëjmë me fëmijët, të moshuarit.

Si duhet të organizohet shoqëria dhe cilat do të jenë efektet e izolimit në shtëpi e banesa.

Për të gjitha këto pyetje do të gjeni përgjigje në intervistën në vazhdim.

KosovaPress: Si duhet të menaxhohet situata pas shfaqjes së koronavirusit në Kosovë?

Ferdi Kamberi: Marrë parasysh situatën e kr ijuar në mbarë globin edhe Kosova ka marrë detyrat dhe obligimet që situata në vend të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kësisoj, janë dhënë udhëzimet nga ana e institucioneve të Kosovës dhe në pjesën më të madhe të rasteve vërehet se qytetarët janë duke i respektuar udhëzimet në fjalë. Kjo situatë duhet të menaxhohet përmes një plani të veprimi nga Qeveria e Kosovës, duke përfshirë këtu akterët tjerë ndër – institucional, si dhe mekanizmat ndërkombëtarë, për shkak se Kosova akoma nuk i ka kapacitetet e duhura sikurse shtetet tjera. Në këtë segment, nevojitet që të ketë komunikime edhe me organizatat tjera ndërkombëtare siç janë: BE, OBSH, ËHO, KFOR, Kryqi i Kuq, etj, me qëllim që të ndihmojnë Kosovën me materiale të cilat janë të nevojshme për QMF-të, QKMF-të, por edhe QKUK-n. Qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet të cilat janë dhënë nga institucionet përkatëse, mos të dalin pa nevojë veç se në raste më emergjente dhe të qëndrojnë në shtëpi. Mediet, si agjense të fuqishme duhet të kenë një rol më konstrukt në informimin e drejtë të popullatës për një kujdes më të madh, por jo panik. Ato duhet të jenë të kujdesshme se çfarë plasojnë në kanalet e tyre zyrtare, sepse gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe qytetarët mund ndihen të rrezikuar duke krijuar kështu një panik dhe pasiguri sociale.

KosovaPress: Si duhet të kalojmë kohën në karantinë, (shtëpi, banesa)?

Ferdi Kamberi: Konsideroj se të qëndruarit në shtëpi në këtë fazë përveç rasteve më emergjente është një ndër çështjet më të duhura. Kjo për shkak të shmangies fizike ndërmjet njerëzve, por assesi shmangies sociale. Prandaj, në këtë stad qytetarët duhet të kalojnë kohë me familjet e tyre në shtëpi, të shmangien konfliktet, situatat e paqarta në familje, pastaj të shpjegojnë dhe përgatitin në aspektin psikologjik fëmijët, për shkak të natyrës së ndjeshme që ka kjo kategori. Shpjegimet duhet të jenë të tilla fëmijët të kenë mënyra pozitive për të shprehur ndjenjat/shqetësimet e tyre, ata/ato duhet të jenë afër prindërve dhe prindërit nuk duhen të kenë ndjenja shqetësimi ose paniku për shkak se mund të reflekton edhe tek fëmijët. Fëmijëve duhet t’ju shpjegohet se ky virus nuk dallon nga gripi i zakonshëm, por që ata/ato mos të ngarkohen me informacione të tepërta. Të shfrytëzohet rasti që të luhet më shumë më fëmijë, në mënyrë që të zhvendoset vëmendja e tyre në lojëra, edukim apo argëtim në shtëpi. Ndërsa, për të moshuarit për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, gjërat duhet të komunikohen lehtë dhe të ofrohet mbështetje sociale dhe psikologjike, në mënyrë që edhe ajo kategori mos të ndjen vetën të izoluar. Është e rëndësishme që kontaktet sociale të mbahen me familjarë përmes telefonit apo rrjeteve sociale, në mënyrë që të mos të ndjehet ndjenja e vetmisë ose izolimit social. Pra, shoqëria ka një rol mjaftë domethënës në këtë kohë, përmes qëndrimit në shtëpi përveç fuqizimit të lidhjeve familjare, shoqëria ndikon që të zhvendoset vëmendja e pandemisë në tema apo aktivitete të tjera.

KosovaPress: Cili do të jetë epilogu i këtij virusi, qoftë aspekti pozitiv apo negativ në shoqëri?

Ferdi Kamberi: Konsideroj se edhe ky virus sikurse viruset tjera me emrin e Zotit do të kalojë shumë shpejt, por që nevojitet një mobilizim më i madh i të gjithë akterëve. Në njërën anë institucionet e vendit përmes udhëzimet dhe ndihmës së ofruar mund të ndikojnë që virusi kaloj sa më parë, në anën tjetër qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet në fjalë, mediet duhet të jenë të kujdesshme që mos të shpërfaqin ‘fake neës’, psikol ogët dhe sociologët duhet gjithashtu të japin kontributin e tyre përmes këshillave, mesazheve, reagimeve, komunikimit me qytetarët, në mënyrë që ata mos të ndjehen të izoluar. Ky virus ka edhe disa anë pozitive, sepse për shkak të dinamikës së kohës njerëzit më shumë i kanë kushtuar kohë jetës rutinore se sa familjes, andaj sot mund të shfrytëzohet rasti që të qëndrojmë më shumë me familjet tona, t’i përkrahim në aspektin moral dhe social, të kemi ndërmjet veti një solidaritet social, të mirëkuptojmë njëri – tjetrin, të ndihmojmë të tjerët të cilët nuk i kanë kushtet adekuate, etj.

KosovaPress: Sa është rinia kosovare e përgatitur për të qëndruar në shtëpi. A do të mund ta përballojnë këtë situatë?

Ferdi Kamberi: Deri më tani është parë që rinia kosovare ka respektuar udhëzimet e nevojshme për të qëndruar në shtëpi dhe duhet vazhduar edhe më tej, megjithëse druaj që për një kohë më të gjatë një gjë e tillë nuk do të mund të përballohej. Mirëpo, shpresojmë që ky virus, kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe jeta t’i kthehet normalitetit.

KosovaPress: Cila është këshilla apo porosia juaj si sociolog për të përballuar këtë gjendje?

Ferdi Kamberi: Në këtë kohë është mese e nevojshme që solidariteti social në mes të njerëzve të fuqizohet, kontaktet sociale duhet të fuqizohen sa më shumë dhe kjo mund të bëhet përmes komunikimit, mesazheve, rrjeteve sociale në familje dhe më gjerë. Bizneset, marketet, barnatoret duhet që mos të shfrytëzojnë rastin të krijojnë panik tek qytetarët dhe t’i rrisin çmimet, sepse kemi kaluar edhe periudha edhe më të vështira dhe gjithmonë tek shqiptarët ka mbretëruar solidariteti dhe humaniteti. Mediet gjithashtu duhet të ndihmojnë qytetarët me informata adekuate dhe jo me propaganda të cilat mund të shndërrohen në pasiguri sociale dhe panik. Në këtë drejtim, sot është e nevojshme që secili nga ne të jap kontributin e tij/saj, në mënyrë që kjo pandemi të kalohet më lehtë. Pra, gjatë kësaj periudhe të qëndrimit në vetë izolim është mese e nevojshme që të përkrahim njëri tjetrin qoftë përmes komunikimit, dashurisë, solidaritetit social, ngushëllimit psikologjik, argëtimit (me fëmijë) dhe vëmendjes më të madhe ndaj shëndetit dhe familjes.

Ardiana K

Read Previous

Afro një mijë të vdekur nga koronavirusi në Iran

Read Next

Kompania që po punon për vaksinën e koronavirusit mohon se do të shitet tek amerikanët