Kapet trafikuesi i minave me telekomandë

Në pranga ka rënë Petraq Kote, 28 vjeç nga Tirana.
“Forca e Ligjit” ka goditur sërish, këtë herë në Elbasan, ku në përfundim të operacionit të koduar “Mengël” është arrestuar në flagrancë poseduesi i 4 minave me telekomandë, që po tentonte t’i trafikonte.

Në pranga ka rënë Petraq Kote, 28 vjeç nga Tirana, pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet policore në ambientet e një lokali në fshatin Mengël të Njësisë Administrative Labinot Fushë.
Atij iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet, raporton “Tch”.

Ndërkohë që policia vijon operacionin për identifikimin e blerësve, materialet në ngarkim të shtetasit Kote i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Gazetari

Read Previous

Policia arreston burrin nga Suhereka, gruaja kishte tentuar të vetëvritej pasi ishte rrahur prej tij

Read Next

Nikka zgjedh mes Getit dhe Unikkatilit, befason me përgjigjen