Lajme 

Kaos në kufirin Hungari-Serbi, udhëtarët kosovar po i zbresin një nga një nga autobusi

Dhjetëra autobus kryesisht me kosovarë të cilët nga Evropa kanë marrë rrugë për në Kosovë, ka orë që janë duke pritur në kufirin Hungari-Serbi.

Nën temperatura të ftohta, secili autobus po iu nënshtrohet kontrolleve strikte në këtë pjesë kufitare duke zbritur udhëtarët madje nga autobusët për t’i kryer kontrollet.

Për Gazetën Express, një lexues ka dërguar foto ku shihet gjendja atje.

E kolona tashmë mëngjesine së dielës janë parë edhe në pikë kalimet kufitare të Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritje më të mëdha të bashkatdhetarëve këtë mëngjes janë regjistruar në pikalimin kufitar në Mërdarë ku qytetarët po detyrohen të presin prej 3 e 20 minuta deri në 4 orë për të hyrë në Kosovë.

Në pikalimin kufitar te Dheu I Bardhë pritja për të hyrë në Kosovë është 2 orë, në Jarinje 1 orë deri në 1 orë e 40 minuta ndërsa në Muçibabë rreth 1 orë.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial