Lajme Vend 

Kandidatët për noterë paralajmërojnë padi dhe protesta ndaj Ministrisë së Drejtësisë

Procesi i zgjedhjes së noterëve të rinjë është përcjellë me debate pro et contra lidhur me transparencën e këtij procesi.

Këtij debati po i’a shohin sherrin kandidatët të cilët kanë dhënë provimin për noter dhe i janë nënshtruar intervistës për tu zgjedhur noter.

Një kandidat në kushte anonimiteti i cili i është nënshtruar provimit dhe intervistimit për noter, i cili pretendon se procesi ka qenë i rregullt, për gazetën online Veriu.info ka thënë se janë duke u organizuar bashkë edhe me kandidatet tjerë në mënyrë që të përgatisin padi ndaj ministrit, për shkak të mos nxjerrjes së vendimit për emrimin e noterëve.

“Bashkë edhe me disa kolegë tjerë jemi takuar dhe kemi biseduar për përgatitjen e një padie lidhur me mos nxjerrjen e vendimit për emrinim e noterëve dhe po ashtu kemi diskutuar për organizimin e një proteste para ministrisë lidhur me padrejtësinë që po na bëhet, kjo është ndërhyrja më e madhe që po bëhet ndaj këti procesi mjaft të rëndësishëm”, kështu i tha gazetës online Veriu.info njëri nga inicuesit e kësaj nisme.

“Jemi të diskriminuar dhe të përdorur politikisht nga të gjithë, po na fusin të gjithëve në një thes, kemi shpenzuar kohë dhe para” tha ai.

Ai po ashtu ai tha se shumë shpejt do të fillojnë kontaktet me të gjithë kandidatët tjerë dhe njëzëri t’i ndërrmarin këto veprime. Portali merr vesh se kandidatët për noter i janë nënshtruar intervistës para dy muajve dhe nga ajo kohë është bllokuar i gjithë procesi./Veriu.info/

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial