“Kam folur me Zidanen, s’di kur do të kthehemi të luajmë përsëri”

Ende s’ka një datë për rinisjen e La Ligës

Ndonëse suspendimi i La Ligës për shkak të koronavirusit është në të mirë të Los Blancoa, pasi dyshja Eden Hazard dhe Marco Asensio së shpejti mund të rikthehen në fushë, ende s’ka një datë për rinisjen e saj.

Hazard ka thënë se ka folur me Zinedine Zidanen, por që nuk e dinë kur do t’i kthehen futbollit.

Sezoni i parë i 28 vjecarit në Madrid është për t’u harruar, 15 paraqitje, një gol, statistika vërtetë zhgënjyese për një futbollist që është blerë mbi 100 milionë euro.

“Jam duke pritur. Dje më ka thirrur Zidane dhe as ai nuk e di”, u shpreh Hazard.

“Krejt çka mund të bëjmë ne futbollistët është të qëndrojmë në formë.

“Ne nuk e dimë nëse Liga do të rifillojë, shpresojmë se do të kemi një fund sezoni të mirë dhe mund të luajmë futboll, nëse jo, të gjithë do të zhgënjehemi, por gjërat janë ashtu siç janë”. 

Ardian H

Read Previous

Haziri i thotë Kurtit se nuk ekziston një dokument i përgatitur për Kosovën

Read Next

Kimin e merr malli për Parisin