Kaltrina do promovojë librin e saj të dytë të titulluar ” Aura”

Të shtunën, 18 Janar, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ” Pjetër Bogdani” do të shoqëroheni nga shkrimtarja Kaltrina Pacolli. Kaltrina do promovojë librin e saj të dytë të titulluar ” Aura” Kaltrina me shkrime është marrë qysh nga mosha e hershme, kësaj rradhe vie tek ne me një roman, storie që ngjallë të rrënqethura që përçojnë ndjenja jetë, dashuri dhe plot emocione. Në këtë roman ju mund të shfletoni një ngjarje, jetë e ndërthurur me delikatesë dhe përkushtim të tejshtuar. Përjetojeni dashurinë, shoqërinë, mungesën, fjalët e pathëna, mallin e ankthin, të bukurën dhe të keqën. Autorja, Kaltrina Pacolli nga Prishtina, ditën e shtunë do të promovoj librin e saj. Promovimi do të jetë i hapur, dhe gjithsecili nga ju mund të marrë pjesë. Në promovim do shpërndahen edhe disa kopje të librit. Ditën e shtunë, 18 Janar 2020, ora 18:00 – Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

0 Reviews

Write a Review

Gazetari

Read Previous

Qeveria e Kosovës mbuloi shpenzimet e disa të intervistuarve në Hagë

Read Next

Rrëfehet hoxha që varrosi 45 viktimat e Masakrës së Reçakut