Juventusi ngjall huti, lejon lojtarët t’i shkelin rregullat e vetizolimit

Mediumet italiane e kanë kritikuar vendimin e Juventusit për t’i lejuar Gonzalo Higuainin, Miralem Pjanicin dhe Sami Khediran të largohen nga vendi vetëm një javë pasi e filluan vetizolimin nga frika për koronavirus.

Juventusit i kanë dalë dy futbollistë pozitivë në testin për virusin Covid-19, Daniele Rugani dhe Blaise Mautidi, kështu 121 anëtarët e klubit, përfshirë këtu stafin dhe presidentin Andrea Agnelli, janë vetizoluar, transmeton Gazeta Express.

Zakonisht, periudha e vetizolimit për ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj personave që dolën pozitivë në këtë test është 15 ditë, siç u konfirmua nga Interi që e vendosi të gjithë skuadrën në karantinë pasi që për herë të fundit u përball me Juventusin.

Duke marrë parasysh që Higuaini, Pjanici dhe Khedira ishin në kontakt të afërt me Ruganin, i cili ishte në stol për ndeshjen kundër  Interit, një javë nuk vlerësohet e mjaftueshme për periudhën e vendosjes në karantinë.

Pasi së fundi dolën negativë në testin për Covid-19, që të tre kërkuan leje të largoheshin nga klubi dhe e patën këtë mundësi pasi ia treguan policisë italiane rezultatet e testeve. Megjithatë, mediumet italiane s’e kanë pëlqyer vendimin për t’i lejuar ata të tre jo vetëm të dalin nga shtëpitë e tyre, por edhe nga i gjithë vendi. /Gazeta Express/

Ardiana K

Read Previous

Rritje ekstreme e numrit të të infektuarve me koronavirus në Serbi, vetëm sot janë 15 raste të reja

Read Next

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi të godiste me veturë një biçiklistë