Juventusi e ka ndarë mendjen për mbrojtësin e djathtë, e do me çdo kusht Achraf Hakimin

Achraf Hakimi po tregon aftësitë e tij te Borussia Dortmund pasi është i huazuar nga Real Madridi.

Mbrojtësi shpreson që në fund të sezonit të rikthehet në Madrid, por vështirë se do të gjejë vend në formacionin e Zinedine Zidanes, pasi në krahun e djathtë të mbrojtjes, klubi dhe trajneri i besojnë Dani Carvajalit.

Për këtë arsye klube të shumta kanë nisur punën për të mundësuar transferimin e Hakimit.

I fundit që është futur në garë është Juventusi, që kërkon të marrë mbrojtësin për krahun e djathtë.

De Siglio dhe Danilo nuk bindin në atë krah, e këtë sezon trajneri Maurizio Sarri më shumë i ka besuar Juan Cuadrados.

Jvuentis pritet të nisin bisedimet me Real Madridin për mbrojtësin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Ardian H

Read Previous

Ahmeti: Në pesë apo gjashtë lagje të Prishtinës ka raste me Covid-19

Read Next

Thaçi pas deklaratës së amerikanëve: Tani ta arrijmë marrëveshjen për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB