Johnson prezanton planin për rimëkëmbjen ekonomike të Britanisë pas krizës pandemike

Qeveria britanike prezantoi planin për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së thellë të shkaktuar nga pandemia koronavirus.

Kryeministri, Boris Johnson përdori sloganin “Ndërto, ndërto dhe vetëm ndërto”, teksa nënvizoi se investimet në infrastrukturë dhe sistemin shëndetësor do të shikohen me prioritet.

 “Do të ndërtojmë shtëpi, rregullojmë sistemin shëndetësor dhe përkujdesjen sociale për të luftuar krizën. Do të zvogëlojmë boshllëkun në mundësi dhe produktivitet si dhe lidhjen mes rajoneve në Britaninë e Madhe për të bashkuar dhe përshpejtuar rimëkëmbjen në mënyrë që të ndërtojmë, ndërtojmë dhe vetëm ndërtojmë. Të investosh do të thotë të krijosh vende pune e biznese të reja. Pra ky është një program për punë. Gjithashtu për ndërtimin e infrastrukturës sonë, shkollave dhe spitaleve”, deklaroi kryeministri britanik.

Fitore H

Read Previous

Vazhdon i nxehti afrikan në Kosovë, temperaturat edhe sot do të jenë të larta

Read Next

Liberalizimi i vizave, sytë nga Gjermania